Portugalia pa objektiv në Kroaci, trajneri Santos: Nuk luajmë për rekordet e Ronaldos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2020 | 18:18

Portugalia pa objektiv në Kroaci, trajneri Santos: Nuk luajmë për rekordet e Ronaldos

Fernando Santos refuzoi të pranojë në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së sotme kundër Kroacisë, se Portugalia, që nuk ka më objektiv në grupin e saj në Ligën e Kombeve do të luajë për rekordet e Kristiano Ronaldos sot në Split. Tundimi për të ndihmuar kapitenin që të shënojë 7 golat për të barazuar rekordmenin iranian Ali Daei (109 gola me kombëtaren) është i madh, por Santos nuk mund të pranojë që skuadra e tij të vendosë interesat e një lojtari të vetëm duke sakrifikuar planin e tij të lojës vetëm që CR7 të shënojë.
jpeg
“Jo, absolutisht jo. Askush nuk do të mendojë për Kristianon, që të gjithë të luajnë për të. As Kristiano nuk do ta donte diçka të tillë. Unë e kam parë këtë të ndodhë për shumë vite për të ndihmuar një lojtar për të fituar ‘Këpucën e Artë’ apo të ‘Argjendtë’, por këtu nuk ka për të ndodhur. Ai do të shënojë kur t’i jepet mundësia. Shokët e tij nuk do të kenë në mendjen rekordet e tij”, garantoi Santos.

League of Nations: Portugal vs Croatia Porto, 09/05/2020 - The Portuguese team played this afternoon at Estádio do Dragă League of Nations: Portugal vs Croatia Porto, 09/05/2020 - The Portuguese team played this afternoon at Estdio do Drago, the counterpart of Croatia in the first match of Group A3 of the League of Nations. Joo Cancelo Kovacic goal Ivan Del Val / Global Imagens PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTxHUNxONLY xIvanxdelxValx Ivan del Val via www.imago-image

Pavarësisht se ndeshja e sotme kundër Kroacisë i vlen vetëm për statistika kampionëve në fuqi të Ligës së Kombeve, duke qenë se ata e humbën shansin për t’u kualifikuar në finale këtë edicion pas humbjes me Francën, Santos pranoi se do të bëjë disa ndryshime në formacion, por ndoshta jo ato që provoi në ndeshjen me Andorrën. “Nëse do ta kishim fituar ndeshjen kundër Francës, ndeshja me Kroacinë do të kishte qenë ndryshe. Por ne duhet ta shfrytëzojmë këtë situatë për të parë gjëra të tjera. Do të ketë ndryshime, por për shkak të ngarkesës së ndeshjeve që lojtarët kanë në këmbët e tyre Rafael nuk mund të jetë, por ne do të kemi një skuadër të fortë në fushë dhe do të luajmë për ta fituar ndeshjen. Unë nuk kam 11 lojtarë të mirë dhe pjesa tjetër është thjesht për të bërë buqetën, por kam 23 futbollistë të cilëve u besoj”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"