Portugalia kampione e Europës, Franca dorëzohet në fund (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2016 | 23:32

Portugalia kampione e Europës, Franca dorëzohet në fund (VIDEO)


Portugalia kurorëzohet mbretëresha e Europës në futboll. Luzitanët fituan për herë të parë titullin kampion pasi mundën “gjelat” e Francës në finalen e “Euro 2016”-ës.

Eder ne momentin e shenimit te golit

Eder ne momentin e shenimit te golit

Kur pritej se finalja do të vendosej nga 11-metërshat, Eder i befasoi të gjithë me një supergol të realizur në pjesën e dytë të kohës shtesë. Një gjuajtje e fortë e tij me të djathtën nga jashtë zonës së rreptësisë në minutën e 107′, përfundoi në shtyllën e djathtë të Lorisit.

Ronaldo duke ngritur trofeun

Ronaldo duke ngritur trofeun

Takimi u zhvillua në “Stade de France” nën një atmosferë elektrizuese nga tifozët.

Pjesa e dytë
Fillimi i pjesës së dytë nuk ishte ai që pritej krahasuar me 45′ minutat e para. Skuadrat u treguan të kujdesshme duke tentuar të shfrytëzonin gabimet. Por me afrimin e minutave të fundit ekipet rritën presionin e lojës.

Franca humbi një mundësi të artë për ta mbyllur finalen në minutën e 90+2′. Zhinjak dribloi në zonë dhe gjuajtja e tij preku shtyllën e majtë të portës së luzitanëve.

1468183593005_lc_galleryImage_Portugal_s_Ricardo_Quares

Portugezët u “zgjuan” duke shkuar pranë golit në minutën e 80′ të lojës me një kros të Nanit nga krahu i djathtë, që vuri në vështirësi Lorisin duke devijuar topin. Pak sekonda më pas portieri francez kreu një tjetër ndërhyrje vendimtare, duke bllokuar një roveshatë të Kuarezmës.

Ndërsa “gjelat” patën një tjetër rast të mirë në minutën e 66′ të lojës dhe sërish ishte Grizman ai që rrezikoi. Një top i gjuajtur prej tij me kokë brenda zonës së rreptësisë, çoi sferën fare pranë shtyllës së portugezëve.

Pjesa e parë
Franca u shfaq më e rrezikshme para portës së Portugalisë në minutat e para të pjesës së parë. Rastin e artë e pati Antuan Grizman në minutën e 10’ të takimit. Një goditje me kokë e francezit pranë zonës portugeze pas një krosimi nga mesi i fushës, u devijua në goditje nga këndi nga portieri.

Ronaldo i demtuar ne fushe

Ronaldo i demtuar ne fushe

45′ minutat e para shënua edhe një rast të pafat për portugezët. Pas një përplasjeje që pati me Pajenë në minutën e 17′ të lojës, Ronaldo u shtri i dëmtuar në fushë.

Ylli portugez doli jashtë lojës për të marrë ndihmën e parë. Ai u fut në fushë dy minuta më pas nën vërshëllimat e tifozëve francez, ndërsa portugezët në “Stade de France” e duartrokitën.

Por dëmtimi me sa duket ishte serioz dhe Ronaldo u ul në fushë duke shpërthyer në lot. Trajneri portugez e zëvendësoi atë me Kuarezmën në minutën e 25′ të lojës.

Dalja e Ronaldos për herë të dytë (me barelë), këtë herë u duartrokit nga tifozët në stadiumin e Francës.

13652428_10208157326064793_1000177945_n

Luzitanët shkuan në finale pas eliminimit të Uellsit në gjysmëfinale, ndërsa organizatorët e këtij turneu, francezët, pas eliminimit të Gjermanisë.

Finalja e Euro 2016 mes Portugalise dhe Frances

Finalja e Euro 2016 mes Portugalise dhe Frances

Portugali – Francë 1 – 0
Gol: Eder 107′

Formacionet zyrtare:

Portugalia: Patricio, Cedrik, Fonte, Pepe, Guerreiro, Carnavalho, Nani, Sançes, Silva, Mario, Ronaldo.
Traner: Fernando Santos

Franca: Loris, Senja, Umtiti, Koshielni, Evra, Pogba, Matuidi, Sisoko, Grizman, Paje, Zhirud.
Trajner: Deshmap

Dalja e Ronaldos me barele nga fusha

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"