Portieri shqiptar vuan nga tumori, Shoqata e Futbollistëve nis fushatën sensibilizuese

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2020 | 14:16

Portieri shqiptar vuan nga tumori, Shoqata e Futbollistëve nis fushatën sensibilizuese

Rasti i portierit të Trepçës ’89 Arben Beqiri, i cili vuan nga tumori në stomak ka sensibilizuar jo vetëm klubet e futbollit në Kosovë, por dhe Shoqatën për Mbrojtjen e Të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës.

arben beqiri

Ky organizëm ka vendosur që të kontribuojë financiarisht nëpërmjet donacioneve vullnetare për të mbuluar shpenzimet e kurimit të 31-vjeçarit. Lajmi është konfirmuar po nga SHMDFK-ja.

Njoftimi i SHMDFK-së:

Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Bordin e saj po shqyrton mundësitë për ta ndihmuar Arben Beqirin, portierin e Trepçës ’89.

Shoqata ka kontaktuar me Arbenin për ta harmoinzuar këtë iniciativë. Arbeni është diagnostifikuar me tumor në stomak dhe ka nisur kimioterapinë.Shoqata fton të gjithë komunitetin futbollistik që ta sensibilizojnë këtë çështje me qëllim që t’i dalim në ndihmë Arbenit dhe ta përkrahim përgjatë kësaj sfide.Në ditët në vazhdim do t’ju njoftojmë me informacione shtesë për veprimet që do të ndërmarrim.

Me nderime,
Visar Zogiani
Kryetar i Shoqatës Për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"