Portieri shënon gol nga porta në portë në Pukë, por… fiton Kukësi (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2016 | 19:24

Portieri shënon gol nga porta në portë në Pukë, por… fiton Kukësi (VIDEO)


Terbuni – Kukesi 1-2 Goli i portierit Kuka by gazeta-panorama

Kukësi ka regjistruar fitore 1-2 në “Ismail Xhemali” ndaj Tërbunit. Verilindorët e kanë nisur takimin jo ashtu siç duhej, pasi pësojnë gol brenda 10 minutave. Portieri i vendasve i jep avantazhin skuadrës duke realizuar një gol spektakolar nga porta në portë.

Kuka shkelmon topin dhe e çon në rrjetën e Koliçit i cili rrëshqet nga terreni i rënduar nga reshjet e shiut dhe nuk arrin ta ndalë. Por nuk vonon dhe kundërpërgjigjia e djemve të Duros të cilët përmbysin gjithçka që në pjesën e parë me anë të dyshes Emini – Nika.

stadiumi i pukes

Ndeshja u rrezikua te mos zhvillohej per shkak te nje bresheri ne qytetin e Pukes dy ore para takimit.

Sulmuesi nga Tetova barazon shifrat në minutën 26’, ndërsa vetëm 18 minuta më pas Nika i jep epërsinë miqve.

Në fraksionin e dytë nuk ka patur gola pavarësisht tentativave të dy ekipeve për të realizuar. Gjithçka është vulosur 45 minutat e para të takimit.

Me këtë fitore Kukësi vazhdon të jetë me pikë të barabarta me Teutën në rënditje, por është i treti për shkak të avantazhit në ndeshjet direkte ndaj durrsakëve (prej diferencës së golave).

Formacionet

Tërbuni – Kukësi 1 – 2
Golat: Kuka 9’ / Emini 26’, Nika 44’

Tërbuni: Kuka, Fangaj, Tasiç, Rudoviç, Selimaj, H. Marku, Gavazaj, Dedyn, T. Marku, Lala, Jovanoviç Trajner: Viktor Gjoni

Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Memini, Lladrovci, Mici, Nika, Hasani, Musolli, Karioka, Emini, Lima Trajner: Klodian Duro

Kartonë të verdhë: Selimaj 8’

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"