Portieri rival i mahnitur nga Strakosha: Kurrë nuk kam parë si ai

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2018 | 13:25

Portieri rival i mahnitur nga Strakosha: Kurrë nuk kam parë si ai

Skuadra e Lacios, afroi në merkaton e verës, portierin belg, Silvio Proto, i cili është dhe zëvendësuesi i gardianit shqiptar, Thomas Strakosha.

Strakosha

Proto është 35-vjeç dhe së fundmi ishte pjesë e grekëve të Olimpiakosit. Hapësirat për belgun kanë qenë të pakta në këtë sezon, kjo falë formës së mirë të Strakoshës. Ai është aktivizuar vetëm 180 minuta. Pavarësisht se portieri shqiptar është rivali i tij, Proto në një prononcim për mediat italiane nuk i ka kursyer elozhet për Strakoshën që sipas tij është një nga më të mirët dhe ai kurrë nuk ka parë si Thomasi.

Proto Strakosha

“Në kohën që luaja në Belgjikë isha në Itali 3-4 herë. Kam ardhur këtu me gruan time pasi Roma ka qenë gjithmonë qyteti ynë i preferuar. Gjithmonë mendoja se nëse do të kisha mundësi të luaja për njërën skuadër të Romës, nuk do të hezitoja asnjëherë.

Gjithçka ishte e qartë që në fillim: Do të isha portieri i dytë pas portieri, Thomas Strakosha. Ai është një portier shumë i fortë, i ri dhe i madh fizikisht. Kurrë nuk kam parë një portier të tillë, me aftësi të tilla në portë. Portieri shqiptar ka gjithçka që duhet për të bërë një karrierë të madhe”, u shpreh portieri belg.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"