Portieri i Sitit vetëofrohet: Mund të luaj edhe si mesfushor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2018 | 10:53

Portieri i Sitit vetëofrohet: Mund të luaj edhe si mesfushor

Ederson Moraes konsiderohet një nga portierët më të mirë në lojën me këmbë. Aq sa gardiani i Sitit vetofrohet për t’u spostuar edhe në mesfushë.

Ederson-Football365

Braziliani ka shkëlqyer mes shtyllave që kur u transferua në “Etihad” nga Benfika në verë. Por, 24- vjeçari thotë se ai mund ta bëjë shumë mirë edhe detyrën e një lojtari në mesfushë, madje është provuar me sukses në këtë rol me skuadrën e të rinjve të Benfikës.

ederson

“Kur luaja me skuadrat e moshave të Benfikës, zëvendësoja mesfushorët kur ata mungonin dhe nuk e kam turpëruar kurrë veten”, thotë Ederson gjatë një interviste për “FourFourTwo”.

“Kështu që pa dyshim që jam gati ta bëj përsëri. Nuk do të ishte e lehtë, veçanërisht në Premier Ligë, por unë kam pasur talent natyral me topin në këmbë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"