Portieri i kombëtares në merkato, mund të transferohet në Francë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2018 | 20:28

Portieri i kombëtares në merkato, mund të transferohet në Francë

Portieri i Atalantas dhe njëkohësisht i kombëtares sonë, Etrit Berisha mund të transferohet në Francë. Ekipi që po interesohet për gardianin është Lile.

BERISHA-ATALANTA

Sipas asaj që raporton “Sportitalia”, klubet kanë nisur bisedimet për lojtarin. 29-vjeçari u bashkua me Atalantën nga Lacio. Në fillim ai shkoi si i huazuar por më pas u ble për 5 milionë euro. Portieri numëron 47 paraqitje me përfaqësuesen tonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"