Portieri i Devollit: Klubi është treguar korrekt me financat gjatë kohës së pandemisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2020 | 23:19

Portieri i Devollit: Klubi është treguar korrekt me financat gjatë kohës së pandemisë

Devolli po e vazhdon në mënyrën më të mirë procesin stërvitor, ku futbollistët po paraqesin një gjendje të kënaqshme sportive. Portieri me përvojë, Hektor Mali, bashkë me Xhuljo Mullajn, po punojnë fort me trajnerin e tyre Trifon Meraku, i cili mbulon edhe rolin e drejtorit teknik te Devolli.
devolli
Mali është një nga titullarët më të rëndësishëm të skuadrës, ai ka pasur rol vendimtar në disa fitore me peshë. “Është kënaqësi të luash për ngjyrat e ekipit të Devollit, ku çdo gjë funksionon në mënyrë prefekte. Ekipi është i organizuar shumë mirë dhe ka seriozitet me financat. Dy muajt e fundit kemi qenë të izoluar për shkak të pandemisë, por klubi na ka paguar sipas kontratës. Këtë korrektësi të klubit do ta shpërblejmë me punën për arritjen e objektivit dhe në çdo ndeshje do të luajmë për fitore”, tha për gazetën portieri korçar.

THANAS GJATA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"