Portieri i Ajaksit i “shkel” syrin Interit: Koha për të ndryshuar ambient…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2021 | 12:29

Portieri i Ajaksit i “shkel” syrin Interit: Koha për të ndryshuar ambient…

Andre Onana është shumë pranë Interit si një transfertë me parametër zero dhe në Itali e kanë bërë të sigurt nënshkrimin e tij në shkurt me zikaltrit.

ONANA

Portieri i Ajaksit është rikthyer me holandezët në ndeshjen e tyre në Champions League, pasi i përfundoi pezullimi prej 8 muajsh. Kamerunasi foli për të ardhmen e tij duke pohuar largimin:

“Kur e hap një portë duhet edhe ta mbyllësh dhe unë mendoj se tani ka ardhur momenti për të ikur”. 25-vjeçari ka mohuar akordin me një tjetër klub, por ka dhënë sinjale duke mos e përmendur emrin e Interit te refuzimet.

“Çdo ditë lexoj artikuj për veten. Si fillim Arsenali, pastaj Lioni, që i kam refuzuar. Një akord me një klub tjetër? Kam akoma një kontratë me Ajaksin që do ta respektoj”, përfundoi Onana.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"