Portieri Dashamir Xhika rikthehet te “demat”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2014 | 12:00

Portieri Dashamir Xhika rikthehet te “demat”

Xhika-portieri-i-BeselidhjesPartizani nuk ka të ndalur në merkato. Pas zyrtarizimit të Arbnor Fejzullahut dhe Idriz Bathës, dje të kuqtë kanë lajmëruar se portieri Dashamir Xhika është përforcimi i radhës i “demave”. Pas mesfushorit Batha, Partizani ka kthyer edhe një tjetër “ish”, pikërisht portierin e dalë nga akademia. “Dashamir Xhika arrin akordin me Partizanin. Portieri 25-vjeçar, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e Tërbunit të Pukës, është goditja e radhës në merkato. Klubi konfirmon arritjen e kësaj marrëveshje, e cila është konkretizuar përgjatë ditës së sotme (dje). Pas Idriz Bathës, Xhika rezulton një tjetër rikthim në gjirin e ‘demave të kuq’ pas një mungese 3-vjeçare”, – kështu njoftonte dje zyra e shtypit të Partizanit. Me afrimin e Dashamir Xhikës, tani porta e Partizanit shikohet edhe më e blinduar. Me afrimin e ish- “gardianit”, me shumë mundësi portieri i dytë i sezonit të shkuar, Sulejman Hoxha, nuk do të jetë më pjesë e skuadrës, pasi emri i tij nuk është lakuar në asnjë rast te lista e lojtarëve të konfirmuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"