Portieri Boje “shkund” ekipin, paralajmëron autokritikën: Tomori rrezikon sezonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2022 | 10:54

Portieri Boje “shkund” ekipin, paralajmëron autokritikën: Tomori rrezikon sezonin

Tomori kërkon vetëm fitoren kundër Besëlidhjes. Nëse nuk duan që të fundosen më keq në renditje, rrugë tjetër nuk ka. Presioni është ndjeshëm i madh, e megjithatë stafi teknik dhe lojtarët janë më të karikuar se kurrë. Ata kanë mbyllur përgatitjet ditën e djeshme dhe sot në orën 14:00 janë gati që të presin lezhjanët.

TOMORI

Një fitore e mundshme ndoshta nuk do t’i largonte nga vendi i parafundit, por u jepte qetësinë për të tentuar ringritjen në vazhdim. Nëse ndodh e kundërta, situata do të rëndohej edhe më dhe gjithçka do të ndikonte negativisht në moralin e grupit.

Portieri, Klement Boje, mendon që të “shkundë” ekipin para kësaj sfide. Ai beson te marrja e pikëve në këtë ndeshje shtëpiake, por qartazi e thekson që rrezikojnë.

Për “Panorama Sport”, afrikani mes të tjerash thotë: “E kemi të qartë se janë dy alternativa përpara skuadrës sonë. E megjithatë, ne jemi përgatitur vetëm për të fituar. Nuk mund të rrezikojmë sezonin. Mjaft kemi gabuar. Sfida me Besëlidhjen do të tregojë se në këtë përballje do të nisë edhe kthesa e Tomorit në rezultate. Ja pse fitorja do të shërbente si një ‘ilaç’ në rastin më të mirë për ne, ndërkohë që jemi të keqardhur për mungesën e tifozëve në stadium”.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"