Portieri Baçi jep garanci: Me Tomorin do shihni një Pogradec ndryshe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2020 | 19:40

Portieri Baçi jep garanci: Me Tomorin do shihni një Pogradec ndryshe

Pas dy humbjeve të pësuara në tre javët e para të kampionatit, Pogradeci tashmë kërkon të reagojë dhe po përgatitet për të marrë një rezultat pozitiv në transfertën e kësaj të diele ndaj Tomorit në Berat. Liqenorët nuk janë aspak pesimistë dhe besojnë se situata shumë shpejt do të ndryshojë në favor të tyre. Gardiani Mateo Baçi, ka shumë besim te grupi dhe këtë gjë kërkon ta transmetojë tek e gjithë skuadra.

mateo baci

“Nuk duhet të reflektohen nota pesimizmi. Ne jemi një ekip që dimë t’i kalojmë edhe momente të tilla. Gjatë javës kam parë më shumë përgjegjshmëri në seancat stërvitore. Do të bëjmë kthesën e madhe, pse jo që në takimin e radhës. Por, për këtë na duhet të rritemi në disa komponentë të lojës”, shprehet fillimisht Baçi, i cili më pas shton: “Kemi pasur disa futbollistë të dëmtuar dhe të skualifikuar, por tani janë gati për të udhëhequr ekipin në lojë. Ndërkohë, që disa të rinj po reflektojnë besim edhe më të madh te vetja. Në ekip janë harmonizuar shumë mirë dy brezat e futbollistëve, ata me përvojë dhe të rinjtë, ndaj besoj se suksesi do të jetë i garantuar”.

Në fund portieri flet edhe për ndeshjen e radhës ndaj Tomorit: “Është takimi i radhës dhe mjaft i vështirë. Ne do të zhvillojmë lojën tonë dhe ju garantoj që do të jetë shumë më e mirë se javët e shkuara. Uroj të kemi fat dhe të shënojmë. Por, theksoj se duhet shumë punë. Fusha është ajo që do të vendosë”. Kjo është e dyta ndeshje në transfertë, që do të luajnë pogradecarët nga fillimi i kampionatit.

ROMEO XINXIFI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"