“Portierët në Shqipëri nuk mbështeten”, Alen Sherri: Njësoj si mua mund t’i ndodhë të gjithëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2020 | 17:55

“Portierët në Shqipëri nuk mbështeten”, Alen Sherri: Njësoj si mua mund t’i ndodhë të gjithëve

Alen Sheri është shprehur se në Shqipëri portierët mbështeten shumë pak, duke thënë se gabime bëjnë të gjithë. Në një prononcim të dhënë së fundmi, portieri i Vllaznisë është shprehur se i përfundon kontratat në fund të sezonit dhe do të flasë me drejtuesit për të vendosur të ardhmen.alen sherri

“Nuk e kam ndjerë shumë këtë pushim. Nga një anë e kishim të nevojshëm një pushim, por jo kaq shumë të gjatë pasi bëhet problem. Me rikthimin e stërvitjes ditën e sotme, ishte diçka shumë e mirë.

Sezoni aktual? Në Shqipëri roli i portierit shikohet me një sy tjetër. Roli i portierit është i veçantë dhe i vështirë, kërkon më shumë mbështetje. Çdo portier ka momente kur bën gabime. Si sezon mund të konsiderohet si një i keq, por janë momente të këqija, por unë i kam studiuar dhe kam marrë mësime nga ato. Ulja në stol nuk është diçka shumë e keqe, pasi çdokush e bën atë. Në Shqipëri portieri nuk mbështetet.

E ardhmja? Unë jam shumë i përqendruar te kampionati për ta mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme. Kontrata më përfundon në fund të këtij viti, por nuk e kam menduar kurrë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen. Do marr një vendim të kujdesshëm pasi do jetë një hap i rëndësishëm. Nuk kam një objektiv, por sapo të përfundoj kontratën do bisedoj me drejtuesit.”, u shpreh Sheri për “Superpsort”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"