Porta halli i Tiranës, braziliani teston 2 gardianët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2018 | 17:37

Porta halli i Tiranës, braziliani teston 2 gardianët

Edhe pse askush nuk e bën alarmante, “Thembra e Akilit” mbetet porta. Mungesa e Ilion Likës turbulloi jo pak ambientin bardheblu, ndërsa afrimi i Shpëtim Moçkës e ka qetësuar situatën. Gjithsesi, ai i cili ende nuk është i qetë, quhet Ze Maria.

Habibi

Gjatë javës ka bërë prova të ndryshme me Abibin në portë, por në fund të stërvitjes së djeshme, teksa djemtë po bënin shkrydhjet e fundit, e Moçka disa vrapime, trajneri urdhëroi që dy portierët e skuadrës dhe dy të rinjtë e akademisë të afroheshin. Për afro 20 minuta, Ze Maria ka bërë gjuajtje në portë, duke alternuar çdo portier. Qëllimi? Shumë i qartë. Trajneri ka parë me sytë e tij formën e çdo gardiani.

Braziliani, edhe pse ka vendosur për Abibin, ka dashur të shohë performacën e secilit futbollist, për të vendosur më pas, së bashku me Egbonë, se cili prej tyre do të luajë nga minuta e parë në fushën e lojës. Stërvitja – Pjesa tjetër e stërvitjes ka qenë e thjeshtë.

Mocka2

Ze Maria veç nxehmjes, ka bërë vetëm gjuajtje në portë nga largësi të ndryshme. Nuk ka treguar haptazi formacionin, por është kuptuar 11-shja që do të aktivizojë ndaj Kamzës. Siç ka ndodhur kohët e fundit, trajneri nuk ka qenë i qetë dhe kritikat për lojtarët ka qenë të shumta, ashtu si edhe zëri i lartë, që dëgjohej në gjithë “Skënder Halilin”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"