Pordenone, ekipi surprizë që luan ndaj Interit ëndërron përrallën: Po fituam, kthehemi në këmbë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2017 | 23:04

Pordenone, ekipi surprizë që luan ndaj Interit ëndërron përrallën: Po fituam, kthehemi në këmbë…

Pyesni një tifoz të Interit nëse ka qenë ndonjëherë në Pordenone: vështirë se po. Sot në mbrëmje, skuadra verdhezi do zbresë në fushën e “San Siro”-s: 40 autobusë me fansa të skuadrës që militon në Serinë C i janë drejtuar Milanos, dëshmi e momentit më të lartë të 97 viteve histori i “hardhucave” (nofkë e vendosur klubit nga tifozët për shkak të ngjyrave).

pordenone

NJË ISH I BARÇËS – Në “San Siro” do shkojnë edhe falë një goli spektakolar të Migel Angel Sainz-Maza. I marrë në huazim nga Rexhiana këtë vit, ka kaluar edhe nga akademia e Barcelonës, ku është rritur me Delofeun, Rafinjën e Sergi Roberton. “‘San Siro’? Nuk e kam parë kurrë as si spektator. Por, megjithatë, ëndërroj që një ditë të shkel edhe mbi fushën e ‘Camp Nou’-t”.

352 KM ECJE – Ditën e djeshme, klubi i Pordenones publikoi postimin e radhës që i bashkohet “fushatës” në rrjetet sociale përpara sfidës në “San Siro” kundër Interit: “Shorti i Ligës së Kampionëve. Ne kemi peshkuar Interin. Ky është Champions-i jonë”. Një ëndërr, kalimi i turnit në Kupën e Italisë, për Emanuele Berretonin (i cili është prezantuar si rivali numër një i Ikardit) me shokë.

pordenonee

Sulmuesi i Pordenones, personalisht, nuk dëshiron të ndalet së besuari: “Do bëjmë ndeshjen tonë, me përpjekjen për të luajtur ashtu si dimë edhe në një prej stadiumeve më të rëndësishëm në botë. Të ëndërrosh, nuk të kushton asgjë: nëse fitojmë, do kthehemi në shtëpi në këmbë…”, ka deklaruar 36-vjeçari. Një deklaratë, të cilës i janë bashkuar edhe trajneri Leonardo Koluçi dhe presidenti Mauro Loviza. Madje, ka qenë ky i fundit nismëtari i idesë së udhëtimit: Milano-Pordenone është një “shëtitje” prej 352 kilometrash.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"