Popkhadze dhe Greca, zyrtarisht të Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2015 | 18:26

Popkhadze dhe Greca, zyrtarisht të Flamurtarit

PopkhadzeFlamurtari zyrtarizon tre lojtarë të rinj. E shtuna ka qenë ditë firmash për kuqezinjtë, pasi Nderim Nexhipi, Giorgi Popkhadze dhe Bedri Greca kanë firmosur kontratën me ekipin e ri. E ndërsa klubi ka prezantuar Popkhadzen dhe Grecën, pritet që Nderim Nexhipi të prezantohet në ditët në vijim, edhe pse gjithçka është mbyllur tashmë me të dhe ish-kapiteni i Partizanit është lojtar i vlonjatëve. Mësohet se të tre lojtarët kanë firmosur kontratë njëvjeçare, por me të drejtë rinovimi.

Xhorxhi Popkhadze 

Mbrojtësi i majtë i kombëtares së Gjeorgjisë nuk pati nevojë për provë. Me të ardhur në Vlorë të premten pasdite, të shtunën (dje) ai ka firmosur, madje edhe është prezantuar nga klubi. Stanislav Levi ka besuar në aftësitë e tij dhe ka dhënë aprovimin e menjëhershëm. Lojtari është 28 vjeç dhe ka lindur në Tiflisit të Gjeorgjisë. Ai është pjesë e kombëtares gjeorgjiane dhe ka një karrierë të pasur në disa ekipe. Karrierën e tij e ka nisur te Dinamo Tbilisi, për të vijuar te Hacken. Ka qenë te Tbilisi në sezonin 2003-2006, më pas te Viborg FF. Zestafoni dhe Sturm Graz do të jenë ekipet në vazhdimësi të karrierës së tij. Popkhadze në sezonin 2012-2013 ka qenë pjesë e FC Baku në Azerbajxhan, më tej në sezonin 2013-2014 ka luajtur me Jagiellonia Bialystok, ndërsa në vitin 2014 te Sion Bolnisi.

bedi grecaBedri Greca

E ka kaluar provën e Levit. Mesfushori me tipare sulmuese, Bedri Greca, pasi ka qëndruar për disa ditë nën vëzhgimin e trajnerit çek, ka bindur, teksa dje ka firmosur edhe kontratën. Prej tre sezonesh, mesfushori ka qenë pjesë e Tërbunit, ku në sezonin e shkuar ai ka shënuar 15 gola në 24 ndeshje. Greca do të jetë tashmë një alternativë e mirë dhe një mundësi zgjedhjeje për Levin. Dje mesfushori ka firmosur kontratën dhe është prezantuar zyrtarisht me fanellën e skuadrës vlonjate. Ermal Sika

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"