“Pooo”, Kristiano Ronaldo i propozon për martesë Xhorxhina Rodrigezit, unaza na la pa fjalë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2020 | 13:54

“Pooo”, Kristiano Ronaldo i propozon për martesë Xhorxhina Rodrigezit, unaza na la pa fjalë

Kristiano Ronaldo dhe Xhorxhina Rodrigez kanë nxitur thashethemet se janë fejuar.

georgina-rodriguez-cristiano-ronaldo1-1

Spekulimet nisën pasi çifti publikuan një foto të përbashkët në rrjetet sociale.

“Pooo”- shkroi partnerja e yllit të futbollit në përshkrimin e fotos, duke lënë të nënkuptohet se kishte pranuar propozimin e tij për martesë.

Më pas publikoi një tjetër foto, por këtë herë vetëm dhe mbante në dorë një trëndafil të kuq dhe në gishtin e fejesës ra në sy një unazë gjigande. Sipas thashetheme, kjo është unaza me të cilën portugezi i propozoi për martesë partneres së tij.

Xhorxhina Rodrigez dukej mjaft sensuale e veshur me një fustan të kuq, që vendoste në pah format e saj bombastike trupore.

Ndërsa CR7 mbante veshur një këmishë të Louis Vuitton dhe pantallona fildishi.

Çifti janë prindër të një vajze 2-vjeçare, Alana Martina. Ndërkohë Cristiano Ronaldo ka edhe tre fëmijë të tjerë Cristiano Ronaldo Jr, 10 vjeç dhe binjakët e tij Eva dhe Mateo, 3 vjeç.

 

Edhe pse nuk është nëna e tyre biologjike, Xhorxhina Rodriguez ka qenë një mama shembullore për ta.

Në fotot dhe videot e publikuara në rrjetet sociale, ajo ka treguar se është shumë e përkushtuar ndaj tyre dhe kujdeset shumë për ta.

/Panoramaplus.al

            

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"