Pollozhani: Pozicioni im është në mesin e fushës, por ju tregoj pse Duro më ka futur në mbrojtje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2018 | 19:40

Pollozhani: Pozicioni im është në mesin e fushës, por ju tregoj pse Duro më ka futur në mbrojtje

Aftësitë tuaja u vunë në dukje sot. Ndjeni kënaqësi që nuk pësuat, apo zhgënjim që nuk shënuat?

Unë do thosha të dytën, ne e bëjmë punën tonë. I gjithë ekipi mendon të mos pësojmë, dhe sot e treguam mirë. Sot patëm raste të shënonim, ku nëse do ishim më të përqendruar, do dilnim me 3 pikë nga Durrësi.

pollozhani

Jeni kthyer në një titullar në qendër të mbrojtjes, edhe pse keni ardhur tek Flamurtari si një lojtar para mbrojtjes.

Tek Shkëndija, shumë ndeshje kam luajtur para mbrojtjes. Pozicioni im gjithmonë ka qenë në mesfushë, por unë ndihem mirë, edhe mesfushori e ka parë që mund të jap më shumë aty.

Jeni mbrojtja më e mirë, por sulmi, furnizohet pak, apo është filozofi e Duros që mendon më shumë për të mos u mundur?

Unë mendoj se ndeshja përgatitet duke parë edhe kushtet e fushës. Nëse kjo fushë nuk lejon që të luash një lojë me kombinime të shkurtra, normale që provohen variante të tjera gjatë ndeshjes. Pjesa e sulmit, kishte mbështetje nga mesfusha. Nëse Alvesh do kishte pak më shumë fat, do shënonim e do e mbyllnim ndeshjen. Ne i përgatisim ndeshjen çdo javë duke parë ekipin që kemi përballë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"