Polizoi Arbri, operacion dhe rinovim me Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2016 | 13:37

Polizoi Arbri, operacion dhe rinovim me Vllazninë

Vllaznia zyrtarisht duhet që t’i bëjë llogaritë pa mbrojtësin Polizoi Arbri. Beratasi ka dëmtuar meniskun e gjurit të majtë, që nuk e lejon të luajë.arbri Deri më tani Arbri ka qenë në dilemë për të ardhmen e tij, por tashmë mjekët kanë vendosur që mbrojtësi t’i nënshtrohet operacionit, që do të kryhet në një spital privat në kryeqytet, më 12 ose 13 prill. Një mjek do të vijë nga Italia posaçërisht për të bërë operacionin e Polizoi Arbrit.

Klubi “Vllaznia” do të mbajë përgjegjësitë e plota dhe ka marrë përsipër shpenzimet për ndërhyrjen që do të bëjë mbrojtësi i djathtë. Para disa ditësh Arbri ka pasur një takim me drejtuesit e klubit shkodran, ku, me sa duket, është gjetur edhe rrugëzgjidhja për ndërhyrjen kirurgjikale.

Beratasi e ka mbyllur para kohe këtë sezon, sepse pas operacionit do të duhen minimalisht 3 muaj që të rinisë stërvitjen. Me shumë mundësi Arbri do të rinovojë me Vllazninë edhe për sezonin e ardhshëm.

Mes tij dhe drejtuesve të klubit është bërë edhe kjo bisedë dhe palët kanë rënë dakord për të lënë të hapur mundësinë për të firmosur një kontratë edhe në sezonin pasardhës. Mungesa e Arbrit deri në fund të sezonit do të jetë një problem për stafin teknik të Vllaznisë, sepse e vetmja mundësi mbetet i riu Pjeshka, duke qenë se edhe Gurishta nuk e ka marrë veten pas dëmtimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"