Politika përdor klubet, ja ku ndodh më shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2018 | 22:45

Politika përdor klubet, ja ku ndodh më shumë

Që klubet e futbollit në Shqipëri kanë mbetur në pronësi të bashkive, një përgjegjësi të madhe e ka edhe ndikimi i gabuar i politikës. Deputetë dhe ministra kanë përdorur dhe vazhdojnë të përdorin rëndom klubet e futbollit për të fituar vota. Nëse në Kategorinë Superiore situata është disi më e stabilizuar, politika ka ndikuar më shumë në klubet që militojnë në kategori të ulëta.

vllaznia

Shpesh janë vendosur pengesa artificiale për interesa politike, por edhe korruptive, në mënyrë që segmente të caktuara të përfitojnë në kurriz të klubeve të futbollit. Diçka e pashmangshme, në një vend ku problemet nuk kanë fund dhe futbolli nuk mund të jetë një histori suksesi. Gjithsesi, është fakt se ky sport po përdoret në një mënyrë apo një tjetër nga shumë politikanë, që me pushtetin e tyre ndikojnë në shumë klube.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"