“Politika e Ligës, plotësimi i 4 kërkesave”, sekretari Kadia: S’ka nevojë për diskutime, janë premtimet e kryeministrit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2020 | 23:35

“Politika e Ligës, plotësimi i 4 kërkesave”, sekretari Kadia: S’ka nevojë për diskutime, janë premtimet e kryeministrit

Së fundmi, në daljet televizive te “Procesi Sportiv”, nga Safet Gjici dhe Olsi Rama, bënë që të kanalizohet diskutimi dhe kërkesat e Ligës në një rrafsh politik.

kADIA

Për këtë, “Panorama Sport” ka biseduar me sekretarin e përgjithshëm të Ligës Profesioniste, Dritan Kadia. Ndër të tjera, ai shpjegon edhe mungesën e Ligës në takimin me grupin e punës nga qeveria. Kadia shprehet se nuk ka tagrin që të komentojë qëndrimet e drejtuesve të klubeve, për sa kohë nuk është bërë një diskutim i tillë mes vetë atyre që e përbëjnë Ligën.

Akuzat e Gjicit ndaj Kokëdhimës, a është e unifikuar Liga?

Unë nuk jam i autorizuar të komentoj se çfarë thotë njëri apo tjetri drejtues i klubeve të Ligës, përderisa këta të fundit që përbëjnë Ligën të mos kenë bërë një mbledhje dhe të mos i kenë shprehur këto shqetësime mes tyre. Unë jam sekretari i përgjithshëm i Ligës, por nuk jam Liga. Liga janë vetë klubet e Superiores.

A po politizohet bashkimi i ekipeve të Superiores?

Ajo që unë mund të them është se politika e vetme e Ligës është realizimi i katër kërkesave që ne tashmë kemi bërë publike. Situata në futboll kërkon një reagim dhe ne presim miratimin e atyre kërkesave.

Pse keni refuzuar takimin me grupin e punës nga qeveria?

Shumë thjesht, nuk ka asnjë arsye që të diskutojmë. Për çfarë do të diskutojmë? Pse pak kemi diskutuar gjatë kësaj kohe? Pak herë jemi ulur në tryezë me grupin e punës? Dhe çfarë u bë? Asgjë. Prandaj, ne kërkojmë vetëm vullnetin e kryeministrit për të vendosur. Një tjetër arsye pse ne refuzojmë takimet me këtë grup pune është se nuk po përmendim asnjë kërkesë të re dhe të padëgjuar, por po rendisim vetëm pikat e artikuluara nga vetë kryeministri dhe të premtuara prej tij.

Akuza për mosekzistencë reale të Ligës, si i përgjigjeni?

Liga është e sapokrijuar, mos na krahasoni me Bundesligën apo nuk e di me kë tjetër. Kemi hedhur një hap të parë dhe nuk mund të marrim atributet e drejtimit të garës në çdo aspekt që në muajt e parë. Po diskutohet për strukturat që do të ngrihen, pritet të miratohen. Dhe më pas pritet që hap pas hapi të ngremë dhe realizojmë objektiva.

OLSI TUJANI  – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"