Politika bëhet sërish problem, ndeshja zyrtare e Kosovës do të luhet në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2020 | 21:46

Politika bëhet sërish problem, ndeshja zyrtare e Kosovës do të luhet në Itali

Çështjet politike duket se do të ndikojnë sërish në ndeshjet e përfaqësueses së Kosovës.
kosova-faroe-futboll-354184555-561x396
Sipas mediave në Kosovë, sfida e parë e Ligës së Kombeve për “Dardanët” me Moldavinë në 3 shtator nuk do të luhet në shtetin moldav, por në Itali në në stadiumin e Parmës “Enio Tardini”.

Shkak është bërë mosnjohja e Kosovës si shtet nga ana e shtetit të Moldavisë.

Kosova ndodhet në grupin 3 të Ligës C me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"