Politano-Jorente dhe Vesino-Alan, ndizet aksi Inter-Napoli. Ndërthurje në merkato mes dy skuadrave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 10:06

Politano-Jorente dhe Vesino-Alan, ndizet aksi Inter-Napoli. Ndërthurje në merkato mes dy skuadrave

Eriksen është gjithmonë e më pranë. Totenhemi po bën rezistencë për danezin? Ndërkohë Interi arkëton para me Mateo Politanon dhe shuma e grumbulluar për ofertën finale, bëhet gjithmonë e më e rëndësishme. Në pritje të sulmit vendimtar për të ngushtuar diferencën mes 15 milionëve të propozuar dhe 20 milionëve të pretenduar nga “Spërsat”. 

politano-13-e1569445601224

 

Përshpejtimi i së mërkurës për transferimin e Politanos te Napoli është lajmi më i mirë që drejtuesit zikaltër mund të uronin për të dalë nga shkëmbimi i dështuar me Romën për Leonardo Spinacolën. Nëse shtojmë edhe “dritën jeshile” për shitjen e Gabigolit te Flamengo mund të thuhet vërtet që klubi zikaltër ka qetësinë për t’u prezantuar në takimin e ri me Daniel Levin pa shpërqendrime. Dita e mërkurë ka sjellë një tjetër risi për frontin e sulmit zikaltër, duke parë që negociatat e mbrëmjes me drejtorin sportiv “axurr”, Kristiano Xhuntoli, ka bërë të mundur që Fernando Jorente të “parakalojë” në listën e dëshirave Olivie Zhirunë prej javësh, i afruar me Interin me kërkesë të Antonio Kontes. Sigurisht, trajneri njeh mirë edhe spanjollin, e stërvitur në kohët e Juventusit. Madje, është përfolur edhe për një shkëmbim Alan-Vesino…

matias vesino

JORENTE Megjithatë, të rikthehemi një moment te Politano: drejtori sportiv napoletan ka propozuar një formulë që do t’i lejonte Aurelio De Laurentisit të paguajë shumën pas një viti e gjysmë; huazim me detyrim blerjeje, ndoshta duke ulur me disa milionë shifrën e kërkuar, duke përfshirë disa bonuse, ose shkëmbimin e huazimeve të Politanos dhe Jorentes deri në fund të sezonit dhe parashikimin e një tjetër negociate për të diskutuar termat.

mertens jorente

ALAN – Në takimin InterNapoli, ndërkohë, është folur edhe për një “rokadë” Alan-Vesino: dy lojtarë që po përjetojnë një moment jo pozitiv në klubet përkatëse dhe që prej muajsh po vlerësojnë mundësinë për të ndryshuar ambient. Për uruguaianin dhe brazilianin ka pasur edhe sondazhe të Evertonit.

Përgatiti: LEDIO NASE 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"