Policia thirrje tifozëve për ndeshjen ndaj Izraelit: Hajdeni 3 orë para në stadium

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2018 | 10:30

Policia thirrje tifozëve për ndeshjen ndaj Izraelit: Hajdeni 3 orë para në stadium

Policia e Shtetit ka bërë publike dje masat për ndeshjen e sotme Shqipëri-Izrael, ndërsa u ka bërë thirrje sportdashësve që të jenë të pranishëm në stadium tri orë përpara se të nisë takimi.

Policia

“Bëjmë me dije qytetarët se janë parashikuar masa rigoroze për ndalimin e hyrjes dhe përdorimit në stadium të parullave, pankartave apo provokimeve, që synojnë nxitjen e urrejtjes dhe të dhunës. Fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve të tjera piroteknike, i sendeve të forta apo metalike, si çelësa apo monedha, të cilat janë të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e njerëzve. Mbajtja e maskave, shisheve, tregtimi i pijeve alkoolike apo mbajtja e armëve, etj. Gjithashtu është e nevojshme që sportdashësit të paraqiten në stadium 3 orë para fillimit të ndeshjes për të akomoduar në tribunat sipas biletave që kanë blerë, për të lehtësuar punën e Policisë së Shtetit dhe të ‘stjuartëve'”, thuhet në njoftimin e Policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"