Policia në “gjumë”, autori që sulmoi me thikë trajnerin Gjoka dyshohet si lojtar i të rinjve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2018 | 13:23

Policia në “gjumë”, autori që sulmoi me thikë trajnerin Gjoka dyshohet si lojtar i të rinjve

Policia e Shkodrës nuk e ka identifikuar ende autorin e sulmit ndaj trajnerit të Vllaznisë, Ernest Gjoka. Edhe pse kanë kaluar 48 orë nga ngjarja e së enjtes në fushën sportive “Reshit Rusi”, forcat blu të qytetit verior nuk kanë arritur të arrestojnë njeriun, që pasi goditi me grusht trajnerin, më pas tentoi ta gjuante edhe me thikë.

vllaznia mbledhja

“Panorama Sport” mëson se Policia e Shkodrës, pasi ka këqyrur vendin e ngjarjes, ka sekuestruar disa nga kamerat e ndërtesave që ndodhen në rrugën që të çon te “Reshit Rusi”. Në pamjet filmike dallohet edhe personi me biçikletë, që është autori i dyshuar.

Natyrisht, bëhet fjalë për pamje jo edhe aq të qarta, saqë vetë trajneri nuk ka ditur çfarë të thotë para hetuesve. Pasi i kanë vendosur një video dhe disa foto, me idenë për momentet kur agresori i dyshuar ka kaluar afër fushës me biçikletë, mësohet se trajneri Gjoka ka dhënë këtë dëshmi:

vLLAZNIA

“E kam të pamundur të them nëse është ky personi që ma ka goditur. Ka pasur një kapele dhe një xhup të ngritur deri sipër buzëve. Nuk di të them nëse është ky që po më tregoni në foto dhe video”. Ndërkohë, për ngjarjen vazhdon që të ketë persona që shoqërohen dhe pyeten në cilësinë e dëshmitarit, por ende nuk është arritur të shkohet tek autori.

Vllaznia stervitje

Dyshohet se ai është një lojtar i të rinjve të Vllaznisë, por policia duket në “gjumë” për një rast që duhet zbardhur sa më shpejt. “Agresori erdhi nga pas meje në momentin që isha te makina, në fund të stërvitjes. Pranë meje u ndodh Gilman Lika, që më ndihmoi bashkë me qytetarët që rastisën në vendin e ngjarjes”, – ka thënë Gjoka në Polici.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"