Policia i hoqi patentën, Interi gjobit me shumën e majme mesfushorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 15:46

Policia i hoqi patentën, Interi gjobit me shumën e majme mesfushorin

Marselo Brozoviç raportohet se ka humbur liçensën e drejtimit, pasi u ndalua nga policia pasi kishte kaluar semaforin me të kuqe. Si të mos mjaftone kjo, kroatit i rezultoi se niveli i alkolit ishte mbi normën e lejuar dhe këshu humbi edhe patentën e tij.

brozovic

Interi nuk e ka toleruar këtë shkelje të mesfushorit të tij dhe e ka gjobitur Brozoviçin me 100 mijë euro. “Corriere Dello Sport” mëson se policia e ndaloi futbollistin e Interit rreth orës 2 të mëngjesit, pasi kaloi semafortin me të kuqe. Interi nuk e ka toleruar këtë veprim të kroatit dhe e ka gjobitur me shumën e majme.

Por pavarësisht gjobës, Brozoviç do të luajë në ndeshjen e sotme ndaj Torinos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"