Policia Bashkiake nuk merr përsipër sigurinë, anulohet ndeshja e Kategorisë së Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2018 | 17:23

Policia Bashkiake nuk merr përsipër sigurinë, anulohet ndeshja e Kategorisë së Dytë

Ka dështuar pa filluar mirë Kategoria e Dytë. Ndeshja midis Këlcyrës dhe Tepelenës nuk është zhvilluar dhe e gjitha kjo për një mungesë organizimi ose ndonjë shenjë proteste. Ka qenë Policia Bashkiake e Këlcyrës e cila nuk ka marrë përsipër që të ruajë rendin në këtë ndeshje.

kelcyra-butrinti-470x322-696x398

Ndërkohë që policia e rendit ka qëndruar jashtë stadiumit sipas rregullit të ri të vendosur për kampionatin shqiptar. Lojtarët kanë zbritur në fushë dhe kanë pritur 45 minuta për ardhjen e Policisë Bashkiake e cila nuk u paraqit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"