Polemikat për prekjen e topit me dorë nga Bonuçi, ja çfarë thotë rregullorja e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shtator 22, 2020 | 23:48


Polemikat për prekjen e topit me dorë nga Bonuçi, ja çfarë thotë rregullorja e re

“Sivjet nuk dua mbrojtës si pinguinë, por në distancat e afërta do gjykohet pozicioni natyral i dorës ose jo”. Ishte ky urdhri i disenjatorit të arbitrave italianë, Nikola Ricoli, përpara këtij sezoni të Serisë A, për të shmangur çmendurinë dhe rekordin e 186 penalltive në 2019-2020.PREKJA E BUNICIT ME DORE

Prandaj, në varësi të këtij ndryshimi në rregullore, shpjegohet edhe rasti Bonuçi-Bonacoli në minutën e 44-t të Juve-Sampdoria. Fakti që juventini ishte vetëm gjysmë metri nga rivali dhe dora e tij, edhe pse e hapur, ishte në pozicion natyral në vrapim e sipër drejt Bonacolit, ndaj kjo prekje me dorë nuk do akordohet më penallti.

Arsyeja, sepse Bonuçi nuk kërkon të fitojë hapësirë dhe për më shumë që Bonacoli po tentonte të fuste topin në lojë, jo në drejtim të portës së Sheznit, por jashtë saj.

Me këtë rast, edhe moviolisti i “Mediaset” dhe ish-arbitri Graciano Çezari është dakord: “Krahu i Bonuçit nuk është ai i një lojtari që kërkon të përfitojë ndaj rivalit. Prandaj, jam dakord me vendimin e arbitrit.

Sezonin e kaluar do të kishte qenë penallti, por Ricoli bëri mirë që e ndryshoi këtë rregull acarues, i cili realisht nuk kishte më sens, duke parë edhe numrin e çmendur të penalltive që u akodruan sezonin e kaluar”, u shpreh Çezari.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com