Polemikat për penalltinë e Gjatës, ja moviola për Skënderbeu-Apolonia (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2021 | 19:05

Polemikat për penalltinë e Gjatës, ja moviola për Skënderbeu-Apolonia (VIDEO)

Dy penallti të akorduara në Korçë nga gjyqtari Ardian Beqari, por me atë në favor të Apolonisë, që u kontestua gjatë nga lojtarët e Skënderbeut.

Skenderbeu-Apolonia-1-1

22′ Zguro kap nga fanella Sotën pas një krosimi në zonë, teksa fieraku rrëzohet. Arbitri vijon lojën. Një rast i dyshimtë.

51′ Berisha gjuan nga brenda zonës, por Repaj e devijon topin me dorë. Beqiri jep penallti për Skënderbeun, duke marrë një vendim të drejtë.

71′ Gjata ul një top me gjoks në zonë dhe Bajrami i vendos dorën e djathtë afër pjesës së barkut. Këtu sulmuesi humbet ekuilibrin dhe rrëzohet. Beqiri, i ndodhur afër aksionit akordon penallti për Apoloninë dhe karton të verdhë për mbrojtësin e Skënderbeut. Pamjet filmike tregojnë se ka kontakt dhe pavarësisht se duket i lehtë, kjo ka mjaftuar që arbitri ta cilësojë ndërhyrje të parregullt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"