Polemikat për Inter-Atalanta, flet Ricoli: Penalltia e mohuar gabim njerëzor, fajin e pati VAR-i

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2020 | 9:26

Polemikat për Inter-Atalanta, flet Ricoli: Penalltia e mohuar gabim njerëzor, fajin e pati VAR-i

Nikola Ricoli ka pranuar që faulli i Lautaro Martinezit kundër Toloit në Inter-Atalanta, e luajtur ditën e shtunë në mbrëmje, ishte penallti. Një ndërhyrje jo e parë nga arbitri Xhanluka Roki dhe ku VAR-i nuk ndërhyri.

Ricoli2

“Roki e drejtoi në mënyrë pozitive ndeshjen, nëse përjashtojmë këtë situatë, megjithatë në këtë episod ka pasur një gabim njerëzor, – është shprehur përzgjedhësi i arbitrave në mikrofonat e mediave italiane. – Kam lexuar dhe dëgjuar të flitet për mendjemadhësi të Rokit që nuk shkoi të shikonte VAR-in.

inter-atalanta-toloi-lautaro-zapata-602x391

 

Nuk është kështu, arbitri është i lumtur kur dikush e shpëton nga një gabim, nuk është ky leximi i duhur i situatës. Ka pasur vetëm një gabim njerëzor dhe VAR-i nuk e konsideroi keqdashëse rënien e një personi mbi tjetrin. Sigurisht, në atë rrethanë duhej përdorur teknologjia. Gaboi përgjegjësi i VAR-it, janë momente kur videoasistenti duhet të ndërhyjë”.

IRRATI – Në VAR ishte Masimiliano Irrati: “Do të ndalet, por jo në mënyrë ndëshkuese. Duhet rigjetur qetësia dhe një arbitër i Serisë A duhet të jetë gjithmonë në 100%”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"