Polemikat/ Nëna dhe nusja e Donald Rapos: Luftëtari drejtohet nga të papërgjegjshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2020 | 10:11

Polemikat/ Nëna dhe nusja e Donald Rapos: Luftëtari drejtohet nga të papërgjegjshëm

Familjarët e Donald Rapos mësyjnë kundër drejtuesve të Luftëtarit. Një ditë pasi “Panorama Sport” publikoi shkresat që konfirmonin gjobat për lojtarin dhe ku njoftohej FSHF për faktin se ai ka dalë në stërvitje me Laçin, mamaja dhe e fejuara e Rapos kanë komentuar dje në faqen zyrtare në “Facebook” të “Panorama Sport”. Gazeta publikon komentet ashtu siç mamaja (Mimi Zguri) dhe e fejuara (Sentila) i kanë shkruar.rapoo

MAMAJA “Ja serioziteti i klubit…, të nxjerrin pak edhe mandatet e rrogave, se qiratë e shtëpive që nga shtatori i kanë vënë edhe nga xhepi lojtarët dhe të shikojmë kush gënjen…!? Për t’u rikthyer në Gjirokastër ta harrojnë ata, se po i bëhet gati ëndrra amerikane”, shkruan fillimisht mamaja e mesfushorit, duke paralajmëruar se Rapo mund të largohet drejt SHBA-së.
MIMI ZGURI

Por, Mimi Zguri nuk ndalet me kaq, teksa komenton edhe në lajmin që bëhet fjalë për gjobat që ka marrë lojtari nga klubi gjirokastrit. “Nxirrini edhe fletërrufetë që i varnit në derën e stadiumit me një gjobë 2 milionë lekë në ditë për çdo ditë që nuk paraqitej në stërvitje… Për çfarë imazhi flisni ju kur një klub me muaj nuk paguan pagat e lojtarëve, duke e zhytur në gropë ekipin e drejtuar nga njerëz të papërgjegjshëm si ju…”.
ZGURI MIMI

E FEJUARA “Sikur të kishte seriozitet nga drejtorët, do të kisha dëshirë që në një deklaratë shtypi, zotëria të mbante një fjalim se çfarë të mirash ka bërë për Luftëtarin, qoftë edhe një të vetme?”, thotë fillimisht e fejuara e Rapos duke iu referuar presidentit të Luftëtarit, Bekim Halilaj. Më pas shkruan: “Mos vallë pagat mujore, pagat e shtëpive, i duken të mira kur ha djersën e lojtarit? Kur mbahesh për ekip Superlige, nuk mund të bëhesh, kur të gjitha këto shkresat i ngjisni në xhamat e stadiumit.
SENTILA

Pse nuk nxjerr në shkresë pasqyrën bankare të një lojtari dhe ta shohim? Turp, arrin gënjen dhe akuzon dhe prish imazhin e një lojtari duke e akuzuar për shitje ndeshjesh. Akuzon ne si familjarë sepse shkojmë shohim ndeshje dhe mendojnë se bëjmë ndonjë marrëzi. Rrituni për të mbajtur një ekip në Superligë, nga karakteri, nga fjala dhe të ardhurat”, shkruante dje e fejuara e Donald Rapos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"