Polemikat/ FIFA dhe shkenca “bekojnë” golin e Japonisë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2022 | 14:33

Polemikat/ FIFA dhe shkenca “bekojnë” golin e Japonisë (VIDEO)

Ndërsa Gjermania ka akuzuar për golin “fantazmë” të Japonisë, duke e cilësuar një përsëritje e atij të vitit 1966, shkenca dhe FIFA nga ana tjetër kanë vërtetuar se goli i Japonisë ishte i rregullt.

96665580-71bd-11ed-93f6-fca6eef59ac1

SHKENCA – Përsëritjet në videot e publikuara pajtoheshin me Spanjën, që pretendonte se topi kishte dalë jashtë fushe, por këndi i paralaksit i ka dhënë përgjigje se topi nuk e kishte kaluar i gjithi vijën.

Por cili është këndi i paralaksit?

Ky kënd është thjesht një devijim këndor i pozicionit të një objekti nga këndvështrimi i vëzhguesit. Domethënë, subjekti A dhe subjekti B, duke parë të njëjtin objekt, e shohin atë në pozicione të ndryshme në varësi të pozicionit në të cilin ndodhen.

Kështu ndodhi, pra, në përsëritjet e golit japonez. Nëse e vendosim veten nga lart në një rrafsh pingul, do të mund të shohim që topi nuk del jashtë, pasi ka një pjesë të vogël të perimetrit që prek vijën.

FIFA – Organi më i lartë drejtues i futbollit në botë, FIFA, ka dhënë shpjegimin e saj për golin e 2-1 të Japonisë kundër Spanjës. Nëpërmjet një komunikate zyrtare, ajo u ka dhënë fund polemikave, duke e cilësuar të rregullt rrjetën e Tanakas (51’).

VAR-it iu deshën tre minuta për të marrë një vendim, teksa FIFA në komunikatën e saj ka shkruar: “VAR-i analizoi golin e dytë të Japonisë për të vlerësuar nëse topi e kishte kaluar vijën e portës apo jo.

Gjyqtarët analizuan imazhin e kamerës në vijën e portës për të parë nëse topi e kishte kaluar plotësisht apo jo vijën fundore. Pas analizave të thelluara, rezultoi se topi nuk e kishte kaluar plotësisht vijën fundore”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"