Polemika të shumta për pozicionin jashtë loje, presidenti i FIFA-s i hapur për ndryshim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2020 | 20:31

Polemika të shumta për pozicionin jashtë loje, presidenti i FIFA-s i hapur për ndryshim

Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino ka deklaruar se është i hapur për të diskutuar një ndryshim të mundshëm në lidhje me pozicionin jashtë loje, pas polemikave të shumta që ka sjellë teknologjia më e fundit (VAR).

var

Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB) do të mblidhet të shtunën për të diskutuar në lidhje me VAR-in dhe në lidhje me pozicionin jashtë loje, gjithsesi Infantino tregoi se deri në këto momente asnjë propozim nuk është parashtruar në tryezë.

infantino

“Duhet të merremi me diskutimin në lidhje me pozicionin jashtë loje. Unë personalisht jam pro diskutimit për të krijuar një mënyre të re në lidhje me pozicionin jashtë loje dhe të shohim nëse funksionon, sepse kam përshtypjen se është më shumë një çështje që lidhet me të kuptuarit.

Disa nga vendimet janë kaq të diskutueshme, prandaj është e vështirë të vendoset nëse është jashtë loje. Duhet të shohim nëse mund ta qartësojmë edhe më shume këtë rregull. Gjithsesi, sugjerimet janë vetëm për diskutim, e më pas do të vendoset nëse do testohen apo jo,” tha Infantino për gazetarët.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"