Polemika sulmuesish te Partizani, Dosti i përgjigjet Solomonit: Je një bërthamë pa embrion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2020 | 12:58

Polemika sulmuesish te Partizani, Dosti i përgjigjet Solomonit: Je një bërthamë pa embrion

Përplasja në distancë e numrave nëntë të Partizanit ka vijuar edhe dje. Pikërisht bëhet fjalë për nëntën aktuale, Theofilus Solomon dhe ish-nëntëshi kampion Edmond Dosti, i cili pas brazdimit me Bylisin kërkoi që trajneri Sormani të mos e aktivizojë më nigerianin, pasi do ta detyronte të thyente televizorin. 

dosti------solomon

Ndërsa Solomon, përmes një videomesazhi në profilin e tij, ka pohuar se provuan ta groposnin, por ai e quan vetën si një bërthamë që mbin dhe rritet edhe më e fortë. Por i menjëhershëm ka qenë kundërreagimi i ishsulmuesit Dosti, i cili për “Panorama Sport” i jep një përgjigje Solomonit.

Edmon Dosti Partizani

“Sulmuesit nigerian i duket vetja se është bërthamë që do të rritet edhe më i fortë. Por, ai harron se është një bërthamë e thatë dhe pa embrion që kudo ta groposësh nuk çel. Atij i është dhënë dora te Partizani më shumë se askujt dhe nuk e meriton që të luajë më. Klubi më mirë të besojë te të rinjtë sesa te sulmuesit e huaj. Gjersa në janar kanë afruar një sulmues të ri nga Kavaja, është më mirë të investohet tek ai sesa te Solomon”, u shpreh Dosti për gazetën.

Ndërsa përmes një postimi në “Facebook” Dosti mes të tjerash inkurajon “demat” për fitoren në derbi. “Të premten luajmë një ndeshje deçizive për ecurinë e kampionatit kundër Tiranës, një kundërshtar i përjetshëm. Edhe pse për momentin janë në pozicion më të mire se ne, jemi në kushtet që mund t’i ulim me këmbë në tokë. Edhe ata na e kanë frikën. Derbi nuk është një ndeshje për t’u luajtur, por për t’u fituar. Fitorja do të jetë mjaft vendimtare dhe nuk duhet bërë ndonjë gabim, nëse duan të jemi dhe këtë vit kampion”, shkrin mes të tjerash ish-sulmuesi.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"