Polemika s’ka të sosur, moviola: Milanit i mungojnë 2 penallti ndaj Juves

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2018 | 9:28

Polemika s’ka të sosur, moviola: Milanit i mungojnë 2 penallti ndaj Juves

Polemikat e ndeshjes Milan-Juve vijojnë edhe pas fitores së bardhezinjve. Superioriteti i skuadrës së Alegrit nuk vihet në dyshim, teksa aftësia e arbitrit Maxoleni po. “Sportmediaset”, ashtu si shumë media tjera, ka realizuar analizën e katër rasteve flagrante, kur drejtori i garës duhej dhe mund të kishte bërë më mirë.

LAPR1505-0418-kd4E-U310351493832cNE-620x349@Gazzetta-Web_articolo

I verdhi i 2-të për Benatian

Benatia ndërhyn në zonë ndaj Higuain, por topi përfundon në dorën e marokenit. Maxoleni nuk jep faull, teksa VAR-i rishqyrton rastin dhe i jep të drejtë sulmuesit të Milanit që pretendonte 11-metërsh. Zgjedhja e arbitrit për të mos ndëshkuar mbrojtësin bëhet akoma më e diskutueshme për faktin se, përveçse pengon një aksion goli, Benatia e kishte një karton të verdhë, ndaj një i dytë mund t’i kushtonte daljen e parakohshme nga fusha.

Higuain

Kielini, pa top ndaj Kutrones

Tjetër episod në Milan-Juve, por i njëjti protagonist, me Xhorxho Kielinin që në mesin e pjesës së dytë ndërhyn ndaj Kutrones. Higuain kroson tokazi nga e djathta, Benatia pengon që topi të shkojë në zonë, por Kielini në sparkatë shemb në tokë Kutronen, i cili nuk kishte asnjë shans për të prekur topin. Pikërisht, pamundësia e lojtarit është e mjaftueshme për arbitrin jo vetëm për të mos dhënë 11- metërsh, por edhe për teknologjinë për të mos riparë rastin.

Kielini Kutorne

“Përqafimi” i Kielinit ndaj Romanjolit

Në pjesën e dytë, gjatë një goditje këndi për Milanin, Kielini nuk interesohet për topin dhe, përveçse mban Romanjolin nga mënga, i dhuron edhe një përqafim. Dyshja rrëzohet dhe Maxoleni jep faull në favor të juventinit, teksa gabimi është i trefishtë, pasi përveç kryesorit gabon asistenti i parë Preti dhe ai në VAR, Fabri. Ky i fundit pati mundësi të rishikonte kontaktin dhe të verifikonte pa asnjë dyshim vullnetin e Kielinit për të ndalur kapitenin e Milanit.

Higuain

E kuqja e Higuain

Përjashtimi i Gonzalo Higuainit shte “qershia” mbi tortë e një ndeshjeje, e cila mund të pasohet me një pezullim për bilbilin nga Bergamo dhe ndonjë nga asistentët e tij.

Kartoni i verdhë për sulmuesin e Milanit mund të jetë i drejtë, teksa i kuqi, nëse fjalët janë ato që lexohen nga kamerat rreth fushës, (Higuain: Përse më vërshëllen vetëm mua?) duket legjitime dhe aspak jashtë norme. Edhe vrulli me të cilin Higuain i hakërrehet mbetet i interpretueshëm, por dëshirat për protagonizëm e Maxolenit ngadhënjen mbi gjithçka dhe gjithkënd.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"