Polemika për penalltitë, shifrat rekord në Itali. Shikoni sa 11-metërsha janë akorduar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2020 | 22:36

Polemika për penalltitë, shifrat rekord në Itali. Shikoni sa 11-metërsha janë akorduar

Rregulli i mosmar rëveshjes vazhdon të bëjë të diskutohet: rasti i fundit është ai i Alesandro Bastonit në InterTorino kur rezultati ishte 1- 0 për “Demat”. Një penallti që mund të ndryshonte historinë e sfidës, por që kryesori Davide Masa dhe Luixhi Naska, ndihmësi i tij në VAR, kanë vendosur të mos vërshëllejnë. Mungesat e uniformitetit në gjykim vazhdojnë të hedhin benzinë mbi zjarrin e polemikave me shifra dhe raste që i ofrojnë arsye të reja pjesës së indinjuar.

cristianoronaldo-cropped_1ppwxnmx3c2kx17hvjdnt2wugu

Në fundjavë si Gasperini po ashtu edhe Gatuzo kishin apeluar rreptësinë e tepërt të bilbilave italianë në aplikimin e normave krahasuar me pjesën tjetër të Europës dhe statistikat flasin qartë: më shumë se 50 penallti të vërshëllyera në Itali për faulle me dorë kundrejt 47 të Spanjës, 18 të Gjermanisë dhe 15 të Anglisë.

EPISODI “BASTONI” – Duke u rikthyer tek episodi i fundit, dora e Bastonit duhet thënë që është në pozicion natyral dhe e ngjitur me trupin, asnjë rregull nuk flet për gjymtyrë që duhen mbajtur domosdoshmërisht pas shpinës.Pra, është e mundur të lejohet vazhdimi. Në të vërtetë, nga aksioni duket qartë që mbrojtësi zikaltër kërkon kontaktin me topin duke zhvendosur bustin drejt sferës e nga këtu lind nevoja për të ndëshkuar ndërhyrjen.

PRECEDENTI – Një rast i ngjashëm është ai i dhjetorit të 2017-ës në Krotone-Napoli, kur Dris Mertens nga goditja e këndit kontrollon topin duke u ndihmuar në mënyrë të parregullt. Për arbitrin Mauricio Mariani në fushë dhe Daniele Doverin në VAR krahu i belgut ishte i ngjitur me trupin, por Ricoli në vijim censuroi vlerësimin e skuadrës arbitrale, duke nënvizuar sjelljen jopasive të lojtarit në momentin e kontaktit. Interpretim i ndjekur rigorozisht nga Xhanluka Roki në Roma-Napoli të këtij viti, kur dora e Hoze Kajehonit u ndëshkua me penallti. Situata është e ndërlikuar, arbitrimi është i vështirë, por interpretimet e reja të rregullave nuk i japin aspak dorë bilbilave italianë.

fbl-ita-seriea-lazio-lecce-806x537

PRIMAT – Por, rikthehemi një moment te statistikat: 158 penalltitë e akorduara në 320 ndeshjet e luajtura deri tani në Serinë A përfaqësojnë një rekord të ri absolut për kampionatin. Mesatarja aktuale prej 4,94 penalltish për ndeshje, në fakt, është shumë më e lartë se 6,68 që përfaqësonin rekordin paraardhës të vendosur në sezonin 1949- ’50, gjatë të cilit u akorduan në total 140 penallti. Duke ecur me këtë ritëm, mund të kapen shifra edhe rreth 180 penalltive gjatë këtij turneu. Nuk dihet nëse mund të jetë apo jo një nga efektet e përfshirjes së VAR-it, por diferenca, edhe me pjesën më të madhe të mesatareve në vitet paraardhëse, është mjaft e dukshme.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"