Polemika për garën e fundit, Fetel sulmon Matarelën: Është 100 vjeç, s’mbështet as…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2022 | 14:22

Polemika për garën e fundit, Fetel sulmon Matarelën: Është 100 vjeç, s’mbështet as…

Sebastian Fetel ka reaguar ashpër ndaj presidentit të Republikës së Italisë, Serxho Matarela, për shkak të paradës së avionëve që krijuan dekorin tradicional në Monza me trengjyrëshin e flamurit italian. Një shou spektakolar, por që në Formula 1 kohët e fundit është propozuar të ndalohet në çdo cirkuit për shkak të ndotjes së lartë të ambientit nga dioksidi i karbonit që prodhohet. Për këtë arsye, katër herë kamponi i botës nuk i ka kursyer “shigjetat” ndaj kreut të shtetit italian. Matarela, i cili mbërriti në cirkuit dy orë e gjysmë para garës për të takuar skuadrat dhe pilotët, mendohet se ka qenë ai që i ka kërkuar Formulës 1 realizimin e parakalimit të avionëve, kërkesë që më pas është pranuar.

VETEL 1

“Kam dëgjuar të thuhet se presidenti italian ka insistuar për të pasur në Monza, shou me avionët. Matarela është gati 100 vjeç (në fakt 81) dhe ndoshta për të është pak e vështirë për t’i pranuar këto diskutime ekologjike. Na kishin premtuar se fluturime të tilla nuk do të kishte më, por me sa duket presidenti ka bërë që F1 të ndryshojë ide dhe të dorëzohet, edhe pse në tabelat rreth cirkuitit flitet për ta bërë botën një vend më të mirë”, deklaron Sebastian Fetel, duke iu referuar qëllimit të Formulës 1 për ta reduktuar në zero shpërndarjen e dioksidit të karbonit brenda vitit 2030, diçka që është në kundërshtim me fluturime të tilla. “Nëse ke një objektiv dhe e ke deklaruar hapur, nuk duhet ta ‘hash’ fjalën e dhënë”, thotë më tej piloti gjerman i skuadrës Aston Martin. Pas deklaratës së bërë nga Fetel, ka reaguar edhe presidenti i Automobil Klub Milano, Xheronimo la Rusa.

Ky i fundit i ka quajtur rënie të shëmtuar niveli fjalët e gjermanit për paradën e avionëve në Monza dhe për presidentin italian. “Është një polemikë që ofendon presidentin e republikës dhe të gjithëve ne. Duhet ta falënderojmë Matarelën që erdhi për të festuar 100-vjetorin e pistës. Avionët kanë fluturuar për herë të parë me një dozë 25% karburanti bio që është një eksperiment edhe për aviacionin civil. Ishte një rënie stili nga ana e Fetelit dhe mendoj se duhet t’i kërkojë falje presidentit dhe të gjithë italianëve”, u shpreh La Rusa.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"