Polemika pa fund pas Juve-Roma, Murinjo për gjyqtarin: Vetëm 3 minuta shtesë tregojnë se ishte me qëllim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2021 | 23:45

Polemika pa fund pas Juve-Roma, Murinjo për gjyqtarin: Vetëm 3 minuta shtesë tregojnë se ishte me qëllim

Ndeshja mes Juventusit dhe Romës është mbyllur me polemika të shumta që do të shoqërojnë skuadrat gjatë javës, për një episod shumë të diskutueshëm në fund të pjesës së parë. Abraham shënoi por gjyqtari ndali lojën për penallti para goditjes së tij, duke mos lejuar avantazhin e lojtarit verdhekuq. Veretu gaboi nga pika e bardhë e kështu Juventusi morën tre pikët,

murinjo

Polemikave nuk iu shmang as Zhoze Murinjo, i cili pas duelit la të kuptohej se kishte diçka me qëllim pas vendimit të gjyqtarit Orsato.

“Të japësh tre minuta shtesë tregon se ka qëllim. Për episodin e penalltisë nuk dua ta komentoj, nuk kam parë e nuk kam dëgjuar asgjë. Dua të izolohem nga ky episod dhe të përqendrohem te ai që skuadra ime ka bërë mirë.

Shpresoj që fjalët e dëgjuara nga dhomat e zhveshjes të thuhen publikisht. Shpresoj që të thuhet se kam fituar këtu disa vite më parë pa e merituar, e kam humbur sot kur skuadra jonë, pavarësisht limiteve të saj, e meritonte fitoren”, tha Murinjo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"