Polemika në Spanjë, ish-presidenti i Barcelonës: Arbitri, i mërzitur sepse i humbi Reali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2020 | 14:43

Polemika në Spanjë, ish-presidenti i Barcelonës: Arbitri, i mërzitur sepse i humbi Reali

Johan Laporta ka akuzuar arbitrin e ndeshjes Getafe-Barcelona duke thënë se ishte i mërzitur prej humbjes së Realit dhe për këtë fakt nuk ishte në lartësinë e duhur.

laporta

“Sa shumë goditje mori Leo Mesi dhe ai nuk e tregoi kartonin e kuq. Madje, nuk e ndëshkoi as me të verdhë. Me shumë mundësi do të jetë mërzitur që humbi Reali i Madridit. Sa shumë punë kemi përpara”, shkroi Laporta.

Ish-presidenti katalanas nuk ka paraqitur ende zyrtarisht idenë e tij për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të Barcelonës. Megjithatë, zërat thonë se ai do të jetë një nga kandidatët që do të sfidojë Bartomeun.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"