Polemika në Formula 1, hije dyshimi për timonin e Mercedesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2020 | 0:11

Polemika në Formula 1, hije dyshimi për timonin e Mercedesit

Formula 1 zhvilloi dje ditën e dytë të testeve në Barcelonë, por ishte një ditë ku nuk munguan polemikat. Gjatë provave të paradites, të gjithë vëmendjen e tërhoqi një lëvizje në timonin e makinës Mercedes.

Mercedes-W11-700x367

Kamera e vendosur në kabinë sipër kokës së pilotëve fiksoi një lëvizje të timonit. Në momentet kur piloti futet në pjesën e drejtë të pistës, timoni spostohet pas, ndërsa ku makina futej në kthesë timoni spostohet para. Por polemikat përshinë edhe gomat, pasi konvergjencat kanë një postim të lehtë në pjesën e brendshme.

c490d1806efe2c32f3cf54427fb2f0aa

Këto lëvizje konsiderohen të dyshimta, pasi i japin një avantazh pilotit. Në rregullore thuhet se ndryshimet në sistemin e drejtimit mund të bëhen vetëm kur makina qëndron e ndaluar. Megjithatë, drejtori teknik i Mercedes, Xhejms Alison, tha se gjithçka është brenda normave, tashmë pritet qëndrimi i FIA-s.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"