Polemika me Mbape, trajneri i Brazilit i përgjigjet me ekipin e De Biazit: Ne nuk luajmë kundër tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2022 | 23:54

Polemika me Mbape, trajneri i Brazilit i përgjigjet me ekipin e De Biazit: Ne nuk luajmë kundër tij

Kilin Mbape është një emër që nuk pëlqehet shumë në Brazil, dhe jo vetëm për përplasjen e tij të fundit me Nejmar dhe luftën e brendshme që ka shpërthyer te PSG. Në muajin maj, para fundit të eliminatoreve të Botërorit, ylli francez deklaroi se kualifikueset në zonën e Europës ishin më të lehta se në zonën e Amerikës së Jugut.

[i[;lk;l

Deklarata që lanë të pakënaqur shumëkënd në Amerikën e Jugut e që tani kanë gjetur përgjigje te trajneri i Brazilit, Tite. “Ne nuk luajmë, me gjithë respektin, ndaj Azerbajxhanit. Nuk kemi nga këto ndeshjet që të japin mundësinë të marrësh frymë. Në rastin më të mirë, flitet për përplasjet e Ligës së Kombeve apo miqësoret, por jo për eliminatoret”, tha Tite.

“Eliminatoret këtu kanë një nivel shumë më të lartë se faza në grupe në Europë, në kualifikuese janë ndeshjet me një nivel vështirësie shumë të lartë. Jam i sigurt që Mbape nuk e njeh këtë vështirësi dhe as u mundua ta verifikonte”, deklaroi trajneri i “seleçao”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"