Polemika e Donarumës pas humbjes, gazetarja e njohur e akuzon: Përsëritës, mua më hodhi në gjyq për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2022 | 21:40

Polemika e Donarumës pas humbjes, gazetarja e njohur e akuzon: Përsëritës, mua më hodhi në gjyq për…

Xhanluixhi Donaruma është kthyer në një objekt kritikash në Itali, vetëm një vit pasi ndihmoi përfaqësuesen e vendit të tij që të siguronte Kampionatin Europian. Portieri është përplasur me tifozët që e kritikuan për paraqitjet e fundit e më pas edhe me një gazetare gjatë intervistës pas humbjes 5-2 ndaj Gjermanisë.

sdfsdfsdfsdfs

Ajo i kujtoi gabimet e vazhdueshme të këtij viti duke sjellë reagimin e portierit që e akuzoi se po e sulmonte pa të drejtë. Një situatë e pakëndshme që ka vënë në epiqendër të kritikave portierin i cili nuk duket se i pranon lehtë ato. Kështu e mendon edhe gazetarja e njohur, Paola Ferrari, e cila në një postim në rrjetet sociale ka shpjeguar se Donaruma është përsëritës në sjellje të tilla.

paola ferrari

“Komplimente koleges së RAI Sport, Tiziana Alla, korrekte dhe për t’u marrë shembull. Por Donaruma është përsëritës, 4 vite më parë, për një postim timin shumë kritik mbi zgjedhjet e tij ekonomike, më hodhi në gjyq. Bravo Tiziana”, shkruante Paola Ferrari, një nga emrat më të njohur të gazetarisë sportive në Itali.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"