“Pole” fenomenal i Valentino Rosit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2016 | 6:00

“Pole” fenomenal i Valentino Rosit

Grint dhe krenari prej kampioni. Valentino Rosi arriti një “pole position” të jashtëzakonshëm në Jerez. valentino rosiPezarezi i Yamahas me një performancë fantastike në sektorin e fundit arriti kohën 1’38″736 dhe i parapriu në vijën e finishit shokut të skuadrës, Horge Lorenco, +0.122 sekonda më i ngadaltë dhe pas tij Mark Markez, +0.155 sekonda. Pra, do të jetë po kjo treshe që do të luftojë sot për fitoren në Çmimin e Madh të së dielës ku pritshmëritë janë për një garë të nxehtë.

Koha e parë e sesionit të dytë është e Lorencos 1’39″405, por Markez bën më të mirën me 1’39″064 me një pilotim shumë agresiv dhe spektakolar, sidomos në hyrjen e fundit të kthesës. I katërti do të niset sot Andrea Doviciozo, shumë i zoti në pilotim, që ndan radhën e dytë të nisjes me Suzukin e Vinales i 5-ti dhe Aleks Espargaro i 6- ti. Në radhën e tretë u pozicionuan Pedroza, Pol Espargaro dhe Barbera. E mbyll “top 10”-shen Kraçlou.

“Doktori” ka qenë brilant gjatë fundjavës, me kohën më të shpejtë në sesionin e tretë të provave të lira. Që prej “warm up”-it të lagësht të Çmimit të Madh të Silverstonit vitin e kaluar (gara e fundit e fituar prej tij), Rosi nuk kishte mundur ta mbyllte në krye.

Kjo paralajmëroi se ishte kandidat për “pole position”-in, i munguar për italianin që nga “Grand Prix”-i i Holandës vitin e kaluar në Asen. Inferiorët – Në Moto2 më i shpejti doli Sem Lous. Piloti britanik në motorin e Kaleks e ndali kronometrin në kohën 1’42″408, duke përmirësuar me më shumë se tre të dhjetat nga rekordi i Jonas Folger.

Ndërkohë gjermani i Dinavolt ka qenë më i ngadaltë, me 28 të mijtat. E plotësoi radhën e parë bashkëkombësi Sandro Korteze. “Pole position”-in e kategorisë inferiore të Moto3- shit në Çmimin e Madh të Spanjës e arriti italiani Nikolas Bulega. 16-vjeçari emilian i motorit KTM realizoi kohën 1’46″223 përpara afrikanojugorit Bred Binder (1’46″436) e shokut të skuadrës dhe spanjollit të Hondës, Horge Navarro (1’46″678).

Përgatiti: OLGERT SERANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"