Polaku i “mallkuar” në Botëror, Levandovski dhe Oçoa shkruan sot historinë e turneut me statistikën e veçantë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2022 | 19:50

Polaku i “mallkuar” në Botëror, Levandovski dhe Oçoa shkruan sot historinë e turneut me statistikën e veçantë

Vazhdon mallkimi i Robert Levandovskit në Kampionatet Botërorë. Ylli i Polonisë, ndonëse është prej vitesh një nga bomberat më të mirë në qarkullim, vazhdon të mos gjejë rrugën e rrjetës në këtë turne dhe mallkimi i tij goditi edhe sot kur Guijermo Oçoa i Meksikës i priti gjuajtjen nga pika e bardhë në barazimin 0-0.

levandovski

Kështu, Levandovski shënon 4 ndeshje tashmë në Botëror dhe zero gola. Por këtë herë, ndeshja e katërt dhe penalltia që iu prit, regjistroi një statistikë unike në historinë e Kampionateve Botërore.

Levandovski dhe Oçoa ishin të dy kapitenët e përfaqësueseve përkatëse në këtë sfidë dhe kjo ishte hera e parë, në të gjitha edicionet e turneut, kur një kapiten, i priste penalltinë një tjetri në fazën finale të tij. Diçka që e bën Levën pjesë të historisë së Botërorit, për fatin e keq të tij, jo siç dëshironte ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"