Polakët kanë të njëjtin hall si shqiptarët, por ankohen tek kryeministri për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2019 | 18:01

Polakët kanë të njëjtin hall si shqiptarët, por ankohen tek kryeministri për…

Kombëtarja e Polonisë fitoi 3-2 sfidën e djeshme ndaj Sllovenisë, që I shërbeu edhe të kualifikohej në Europianin e 2020-ës.

polonia

Por, pas mbylljes së ndeshjes, në dhomat e zhveshjeve u fut edhe kryeministri polak, Mateus Morauiecki, për të përgëzuar lojtarët. Por, veç fjalëve, lojtarët kishin edhe një kërkesë për kryeministrin.

Ashtu si me fushën e “Air Albania Stadium”, edhe lojtarët polakë kishin shprehur pakënaqësi për tapetin e blertë. “Ishim të lumtur që mund të flisnim me kryeministrin. Lojtarët kërkuan që ai të bënte diçka për stadiumin. Të gjithë e panë si dukej fusha. Kishim rezerva madje edhe para ndeshjes” – shpjegoi për median vendase, zyrtari I federatës Jakub Kviatkovski.

Kritika për fushën pati edhe portieri polak, Vojsheh Shezni, I cili kritikoi personat përgjegjës për gjendjen e tapetit: “Të luash në atë fushë është një art më vete. Nuk ishte futboll, por sikur po bënim ski figurative. Ndoshta pas një apo dy ndeshjesh ishte një situatë komike, por tani duket patetike. Dua të luaj në një fushë të vërtetë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"