Poketino: Interi është skuadër me histori të madhe, rikthimi në Champions…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2018 | 16:47

Poketino: Interi është skuadër me histori të madhe, rikthimi në Champions…

Një ndeshje shumë e fortë do të jetë ajo midis Interit dhe Totenhemit që do të zhvillohet ditën e nesërme në stadiumin “San Siro” e vlefshme për grupet e Uefa Champions League.

FBL-ENG-PR-BURNLEY-TOTTENHAM-1152x768

Të dyja skuadrat vijnë pas një humbje në fundjavë dhe ndeshja pritet që të dhurojë spektakël. Ndërkohë para kësaj ndeshje ka folur edhe trajner i Totenhemit, Maurisio Poketino, i cili ka thënë:

“Interi është një ekip i madh me një histori të madhe dhe rikthimi në Ligën e Kampionëve do t’u japë atyre një motivim të veçantë. Ne e njohim Ikardi dhe cilësitë e tij shumë mirë. Lautaro Martinez është një goditje e mirë, ai është djalë i talentuar i cili do të shkojë shumë larg”. – tha Poketino duke e vlerësuar skuadrën që do të ketë kundër nesër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"