“Pokeri” bindi trajnerin, Liridon Latifi rikthehet në ekipin e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2018 | 9:19

“Pokeri” bindi trajnerin, Liridon Latifi rikthehet në ekipin e parë

Më 14 prill, Liridon Latifi ka luajtur për herë të fundit me skuadrën e parë në kampionatin hungarez, Pushkash Akademi. Dje, trajneri i ekipit është bindur dhe i ka dhënë minuta shqiptarit, të cilin e kishte dënuar që të luante me të rinjtë për gati një muaj.

latifi-499x280

Një javë më parë, Latifi shënoi “poker” me skuadrën e dytë në fitoren 5-1 dhe kjo ka vënë nën presion stafin drejtues dhe trajnerin.

Dje, Latifi është aktivizuar në minutën e 82-të të takimit, kur Pushkash Akademi barazoi 1-1 në transfertë me Debrecen. Një formë paqeje mes futbollistit kuqezi dhe trajnerit të ekipit, i cili pak kohë më parë ishte shprehur kategorik se nuk do të pranonte që të aktivizonte shqiptarin në skuadër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"