“Poker” i Vllaznisë, korçarët rezistojnë vetëm 2 minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2017 | 11:59

“Poker” i Vllaznisë, korçarët rezistojnë vetëm 2 minuta

Vllaznia ka shkatërruar Skënderbeun në gjysmëfinalen e djeshme të Kupës së Shqipërisë për U-17. Ekipi i drejtuar nga Alban Neziri ka bërë “poker” ndaj korçarëve duke kaluar në finale.

Vllaznia - Skenderbeu U-17

Shkodranët shënojnë që në minutën e dytë me anë të Qardakut, pas një gjuajtjeje të bukur brenda zonës. Në të 20-ën është Lisaj që del i vetëm me portierin korçar Nazari dhe ia kalon anash tij dhe 2-0. Pas golit të dytë, zgjohen korçarët, të cilët rrezikojnë me anë të Goskovës dhe pas dy minutash është Lekaj që godet nga 25 metra dhe topi prek traversën e del jashtë.

Vllaznia - Skenderbeu U-17

Në pjesën e dytë u duk sikur ekipi korçar do të reagonte, të cilët krijojnë epërsi në zonën shkodrane, por në një kundërsulm të shkodranëve, Eridon Qardaku ka dalë vetëm dhe konkludon me golin e tij të dytë personal dhe të tretin për shkodranët. Më pas është Isufi që mbyll goleadën.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"