“Poker” i Sopotit, katër eurogola për të mundur Akademinë Ajaks

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2017 | 14:22

“Poker” i Sopotit, katër eurogola për të mundur Akademinë Ajaks

Me ndeshjen Sopoti B – Akademia Ajaks e Shkodrës është mbyllur dhe java e tretë për Kategorinë e Tretë, ndeshje që u fitua nga librazhdasit të cilë arrijnë të marrin fitoren e tretë radhazi duke u vënë në krye të tabelës së bashku me Spartakun e Tiranës.

Sopoti B

Ndërkohë që po bëhen diferencimet e para mes 9 klubeve pjesëmarrëse të Kategorisë së Tretë, ku 4 skuadra – Sopoti B, Spartaku i Tiranës, Mirdita dhe Klosi kanë shpallur synimet e ngjitjes në Kategorinë e Dytë.

Sopoti B - AAS skeda

Për sa i përket takimit mes Sopotit B dhe Akademisë Ajaks skuadra nga Librazhdi ka arritur një fitore me 4 supergola. Në të 19-ën Dosku jep një krosim në zonë dhe një gjysmë roveshatë është Karaj që mposht portierin. Më pas është F.Alliu, A.Rreshka dhe sërish Karaj që realizojnë edhe tre golat e tjerë. Akademia Ajaks ishte e pafuqishme.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"