“Poker” i Internacionalit, Djelmnia nuk paraqitet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2015 | 12:20

“Poker” i Internacionalit, Djelmnia nuk paraqitet

Partizani-AdaSopoti B – Tirana Internac. 0-4
GOLAT: Laçi 23′, 67′, Rushiti 34′, Shehu 78′
SOPOTI B: Buzra, Cani, Poçi, Jugu, Tanushi, Koxha, Xhafa (Meta 56′), Seferi, Nezha, M.Rreshka (Goci 77′), A.Rreshka. Trajner: B.Kola
TIRANA INTERNACIONAL: Biduli, Trimi, Cenollari, Sallaku, Çema, Tujani (Skarra 67′), Shkreta, Rushiti, Laçi, Murati (Dini 46′), Shehu. Trajner: K.Agolli GJYQTARË: R.Dobruna, A.Bixhi, J.Kraja (Tiranë); DELEGAT: Dali Farruku (Tiranë)

Tirana Internacional, “poker” ndaj Sopotit. Ka qenë një ndeshje mjaft e bukur për ekipin e Internacionalit që nuk e ka diskutuar në asnjë moment fitoren ndaj ekipit që përfaqësohej me të rinjtë librazhdas, të drejtuar nga Besnik Kola. Loja e Internacionalit erdhi gjithnjë në rritje, ndërsa nga ana tjetër librazhdasit u munduan të bëjnë rezistencë. Në të 23-ën, në një aksion personal, Laçi nuk e ka të vështirë të nxjerrë të tijtë në avantazh. Në të 34-ën, Brendon Rushiti dyfishon pas një aksioni të bukur të nisur nga Shkreta. Në fraksionin e dytë, Internacionali arrin të shënojë edhe dy gola të tjerë me anë të Laçit dhe Mateo Shehut duke thelluar në 4-0. Kështu, Internacionali vazhdon rrugën e drejt Kategorisë së Dytë, duke thelluar diferencën me ndjekësen më të afërt, Rubikun në 5 pikë, kur ende kanë mbetur edhe dy javë që të përmbyllet kampionati. Ndërsa sfida tjetër e parashikuar për t’u luajtur dje midis FC Eagles dhe Djelmnias nuk u zhvillua. Kjo pasi Djelmnia shkodrane nuk është paraqitur. Gjyqtarët kanë rreshtuar pas 45 minutash ekipin e FC Eagles dhe më pas kanë vërshëllyer për përfundimin e ndeshjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"